Elon Musk paditet nga nëna e tre fëmijëve të tij: Nuk kam parë asnjë foto të tyre

Mediale Vip

Elon Musk paditet nga nëna e tre fëmijëve të tij: Nuk kam parë asnjë foto të tyre

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 11:54
Elon Musk dhe nëna e tre fëmijëve të tij, Grimes

Elon Musk dhe nëna e tre fëmijëve të tij, Grimes, pritet të takohen në gjykatë. Sipas këngëtares kanadeze emri i vërtetë i së cilës është Claire Bouchet, CEO i Tesla nuk do ta lejojë atë të shohë fëmijët e tyre. Siç dihet, fëmijët e miliarderit jetojnë me babanë e tyre.

Grimes paraqiti një “peticion për të krijuar marrëdhënie prindërore” më 29 shtator në një gjykatë në Kaliforni, sipas të dhënave të gjykatës të marra nga Page Six të martën. Ky peticion është një mënyrë ligjore për të zbuluar se cilët janë prindërit e fëmijëve kur ata janë të pamartuar, sipas Gjykatës së Lartë të Kalifornisë në Orange County.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi 35-vjeçarja shkroi në Twitter: “… thuaj Elon të më lërë të shoh djalin tim ose të lutem kthejini përgjigje avokatit tim. ” Grimes, siç shihet edhe nga mesazhi, nuk ka parë as një foto të tre fëmijëve të saj: “Nuk më kanë lejuar kurrë të shoh asnjë foto të këtyre fëmijëve, pavarësisht se situata po më copëton plotësisht familjen.”, vazhdoi ajo në një postim që u fshi.

Muzikantja, e cila nuk ishte martuar kurrë me Elon Musk, po krijon qartë një situatë ku një gjyqtar do të përcaktojë të drejtat e kujdestarisë, si dhe mbështetjen e fëmijëve. Nëse Grimes nuk rezulton të jetë një prind i papërshtatshëm, ajo pothuajse me siguri do të ketë disa të drejta kujdestarie. Gjyqtarët në këtë rast zakonisht japin kujdestarinë e përbashkët, edhe pse kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht 50/50. Një gjykatës mund të hartojë një plan në shumë mënyra, madje edhe të njëanshme.

Sa i përket vogëlushit Tau të sapolindur, Musk dhe Grimes nuk e njoftuan asnjëherë lindjen e djalit të tyre. Autori Walter Isaacson, i cili së fundmi shkroi biografinë ‘Elon Musk’, zbuloi se fëmija kishte lindur dhe i ishte dhënë emri Techno Mechanicus dhe quhet shkurt Tau.

Musk dhe Grimes kanë edhe dy fëmijë të tjerë. Djali i tyre i parë, X Æ A-Xii, lindi në maj të 2020. Në dhjetor 2021, ata mirëpritën vajzën Exa Dark Sideræl, nëpërmjet një gruaje surrogate. Çifti ishin në lidhje nga viti 2018 deri në ndarjen e tyre zyrtare në shtator 2021. Në total, Musk është baba i 11 fëmijëve me tre gra të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat