Bianca dhe Kanye të martuar edhe ligjërisht

Mediale Vip

Bianca dhe Kanye të martuar edhe ligjërisht

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 15:06
Bianca dhe Kanye

Bianca dhe Kanye të martuar ligjërisht. Kanye West u pa me unazën e martesës në gisht gjatë një dalje të tij të fundit në Itali.

Kjo dalje vjen menjëherë pasi DailyMail.com publikoi lajmin se çifti, që më parë besohej se ishte vetëm në një ‘martesë shpirtërore’ – ishin të martuar ligjërisht.

Dyshja u martuan vetëm një muaj pas divorcit të reperit nga Kim Kardashian, me licencën e ‘martesës konfidenciale’ dhe dasma nuk u regjistrua në regjistrin publik.

Kanye, hyri në një kafene në Milano i veshur tërësisht në të zeza dhe unaza prej ari dukej qartë në gishtin e unazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat