Kim Cattrall pozon me të brendshme, mahnit me pamjen edhe në moshën 67 vjeçare

Mediale Vip

Kim Cattrall pozon me të brendshme, mahnit me pamjen edhe në moshën 67 vjeçare

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 07:03
Kim Cattrall

Aktorja Kim Cattrall është ylli i fushatës së re të markës Skims, e cila tregoi se edhe në moshën 67-vjeçare është në top formë.

Për këtë fushatë, Kim kishte veshur tre kombinime rrobesh dhe fustanesh të nënshkruar nga adashja e saj, Kim Kardashian.

Ish-ylli i “Sex and the City”, Samanta e paharrueshme, anëtarja më e preferuar e katërshes femërore të New Yorkut nga seriali HBO, tregoi se si duket me një trup ngjyrë nude që i nxirrte në pah figurën e saj.

Image
Kim Cattrall

Kim, e cila ka jetuar në rrugën Vancouver-New York -Londër vitet e fundit, kishte veshur gjithashtu një fustan të zi të gjatë me rripa.

Përveç saj, në këtë fushatë morën pjesë edhe këngëtarja Nelly Furtado, aktorja dhe modelja Hari Nef, këngëtarja dhe aktorja Coco Jones dhe Lana Condor.

Image
Kim Cattrall

Reagimet e ndjekësve në Instagram janë mjaft pozitive dhe shumëkujt më së shumti i ka lënë përshtypje Kim Cattrall.

“Kjo është perfekte”, shkroi një ndjekës. “Kim është ikonë dhe gjithmonë e përgjithmonë e bukur”.

Në fillim të javës, Kim u shfaq në faqen e internetit të markës me një fustan të zi me mëngë të gjata, e që po ashtu u komentua mjaft shumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat