Edona James i drejtohet Metit: Ti je gazetar, gazetarët janë shtincana

Mediale Vip

Edona James i drejtohet Metit: Ti je gazetar, gazetarët janë shtincana

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 09:04
Meti

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova ka filluar para tre dite (të premten), e debatet kanë filluar qysh tani.

Edona James shumë vjet më parë doli para medieve e u deklarua si transgjinore duke hequr dorë përfundimisht nga emri Kujtim Shehu.

Me këtë të fundit duket se plasi një sherr në shtëpi qysh tani.

Meti Alshiqi, gazetar, u bë gjithashtu pjesëtar i shtëpisë në Prime-n e parë, e me sa duket filloi t’i prishë marrëdhëniet me Edonën që nga fillimi.

Pasi Meti i lutet që të ulet sepse po fillojnë pyetjet e publikut dhe ata duhet ta respektojnë këtë gjë, Edona i kthehet me një përgjigje interesante: “Ti djalë, mos fol palidhje”.

“Ti je gazetar, gazetarët janë shtincana” shprehet Edona James drejt Metit, duke e vazhduar debatin edhe në oborr, ku Meti i përgjigjet duke i thënë që po e ofendon atë dhe të gjithë gazetarët shqiptarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat