Blero thotë se ai e zbuloi talentin e Dafina Zeqirit: E ftova në studio kur ishte 16 vjeçe

Mediale Vip

Blero thotë se ai e zbuloi talentin e Dafina Zeqirit: E ftova në studio kur ishte 16 vjeçe

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 19:23
Blero Muharremi, Dafina Zeqiri

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka më shumë se dy dekada që është në estradë.

Ai ka qenë promovues i shumë talenteve të reja, pasi të shumtë kanë qenë emrat që ndër vite ai ka punuar në studion e tij.

Mes këtyre emrave të suksesshëm, këngëtari nga Mitrovica thotë se ishte i pari që i pikasi talentin e yllit të estradës, Dafina Zeqirit.

Në një bisedë me banorët e tjerë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ai ka treguar se Dafina ka qenë adoleshente kur ai e ka ftuar në studion e tij.

“Produktiviteti i Dafinës ka filluar kur i ka pasur 16 vjeçe, e kam dëgjuar edhe i kam thënë hajde me mua në studio. Shyqyr që i kam thënë ashtu dhe prej aty e kemi një super yll”, deklaroi Blero.

Dyshja në fjalë kanë bashkëpunuar në këngën hit të titulluar “La Vida Loca”, por që më pas i ftohën raportet me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat