Çfarë i ndodh Olsa Muhametit në studio

Mediale Vip

Çfarë i ndodh Olsa Muhametit në studio

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 21:46
Olsa Muhameti

Në pjesën e postuar duket se një prej të ftuarave, Olsa Muhameti ndjehet keq dhe ngrihet në këmbë e trembur gjatë emisionit.

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar, këtë javë nis sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Sezoni i ri do të nis këtë javë, çdo të shtunë nga data 30 shtator në ekranin e Top Channel do të jemi nën shoqërinë e vëllezërve Veshaj.

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e episodit të kësaj jave dhe ka zbuluar disa prej të ftuarve. Në pjesën e postuar duket se një prej të ftuarave, Olsa Muhameti ndjehet keq dhe ngrihet në këmbë e trembur gjatë emisionit.

Por duket e gjitha ishte një shaka nga vëllezërit Veshaj me planin për të trembur Olsën me rastin e Halloween-it. Gjithçka do ta zbulojmë nesër në orën 21:00 në Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat