Kourtney Kardashian rikrijoi pamjen e motrës së saj Kim Kardashian në Met Gala të vitit 2013!

Mediale Vip

Kourtney Kardashian rikrijoi pamjen e motrës së saj Kim Kardashian në Met Gala të vitit 2013!

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 14:18
Kourtney Kardashian

44-vjeçarja veshi fustanin e Kim-it me mëngë të gjata me lule të krijuar nga Riccardo Tisci dhe publikoi disa foto në Instagram

Kourtney aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt. Kim ishte shtatzënë me North kur veshi fustanin 10 vjet më parë.

Disa njerëz e quajnë Kourtney-n “një legjendë” për faktin që veshi fustanin e Kim-it. Disa të tjerë, vënë në dukje se zgjedhja nuk është rastësore, por Kourtney “i vodhi” fustanin meqë Kim “i vodhi” vëmendjen në dasmën e saj me Travis Barker.

Image
Kim Kardashian

Ju kujtojmë se sezoni i ri i “The Kardashians” shpalosi dinamikën mes dy motrave. Kourtney e akuzoi motrën se e ka shfrytëzuar dasmën e saj me Travis Barker për të bërë biznes me Dolce & Gabbana, ndërsa Kim tha se ajo “i ka vjedhur” idenë e dasmën së saj me Kanye West. Sipas Kim, ajo u martua në Itali dhe Andrea Bocelli performoi në dasmën e saj dhe të njëjtën gjë bëri edhe Kourtney.

Por ka edhe njerëz që mendojnë se zgjedhja e fustanit nuk ka ndonjë prapavijë negative dhe se Kourtney thjesht po vlerëson Kim-in, citon Anabel.

Për ditëlindje, Kim shkroi: “Faleminderit për gjithë dashurinë (e dhuruar për ditëlindje) dhe Kourt, do jem në shtrat me ty javën tjetër, për piknikun tonë,” duke nënkuptuar se meqë Kourtney ishte duke u bërë gati për lindjen, Kim dhe ajo do të bëjnë një piknik të vogël në krevat. Ndoshta marrëdhënia e tyre është qetësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat