Zbulohet i dashuri i ri i Ashley Roberts, kanë diferencë të madhe në moshë

Mediale Vip

Zbulohet i dashuri i ri i Ashley Roberts, kanë diferencë të madhe në moshë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 15:48
Ashley Roberts

Është zbuluar i dashuri i ri i Ashley Roberts.

Këngëtarja e “Pussycat Dolls” raportohet se ka nisur një lidhje të re dashurie.

42 vjeçarja thuhet se është në një romancë me artistin George Rollinson, 25 vjeçar, pas ndarjes nga Giovanni Pernice i “Stricly Come Dancing”.

Dyshja kanë shijuar së fundmi një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjersa kanë publikuar pamje të vendit luksoz.

George është 17 vjet më i ri se Ashley, por duket se kjo diferencë në moshë nuk ka ndonjë ndikim në raportin e tyre.

Artisti në fjalë ka dizajnuar për një sërë klientësh të famshëm.

“Ata kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen e tyre private tani për tani, por gradualisht kanë filluar të ndajnë fragmente nga jeta e tyre së bashku në rrjetet sociale”, tha një burim.

“George është jashtëzakonisht i suksesshëm, ka krijuar vepra arti për emra masivë si një personazh që ka nisur karrierën në moshë të re”, shton burimi.

“Ashley nuk shqetësohet aspak për diferencën e tyre në moshë… ata kanë interesa të ngjashme, dhe ai e ka frymëzuar atë në shumë mënyra, ajo nuk është ndjerë kështu për një kohë të gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat