Shau gjatë provave, gjesti kritikues i Ilir Shaqirit nxjerr nga vetja Fifin në DWS: Mos me atë dorën

Mediale Vip

Shau gjatë provave, gjesti kritikues i Ilir Shaqirit nxjerr nga vetja Fifin në DWS: Mos me atë dorën

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 14:39
Iliri dhe Fifi

Në skenën e “Dancing With The Stars” të premten ka pasur garë mes dy grupeve të udhëhequr nga aktori Roert Toçe dhe modelja Juliana Nura.

Mirëpo grupi i kësaj të fundit u shpall grupi i humbës, teksa pak pas prezantimit të koreografisë atyre iu lëshua një klip i provave gjatë javës.

Nga ky klip shihej se debatet kanë qenë të forta dhe këngëtarja Fifi në një moment ka sharë duke përdorur gjuhë banale.

Dhe ka qenë pikërisht kjo situatë ajo që e ka çuar në një debat me kreytarin e jurisë, balerinin Ilir Shaqiri, me të cilin Fifi ka pasur debate të shumta edhe gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Ky është debati që dyshja kanë zhvilluar mes vete në spektakël:

Bora: Fifi, si je ndjerë gjatë kësaj jave?

Fifi: Shumë mirë. Unë mendoj që ku ka prova ka zhurmë, ku ka zhurmë ka punë. Ilir mos me atë dorën.

Iliri: Ku ka prova, ku ka punë, nuk ka fjalë.

Fifi: Ça thua ore?

Iliri: Juve jeni të gjithë nxënës amator që po ju mësojnë gërmën “a” të kërcimit dhe duhet të respektoni koreografët. Jo të dilni mbi ata me individualizmat tuaj.

Fifi: Kur ka folur Dioni nga ana profesioniste ne e kemi dëgjuar të gjithë. Sikurse e tha Xhuli, ne jemi të gjithë karaktere të forta dhe nuk durojmë dot të na urdhërojnë.

Iliri: As balerinët profesionist?

Fifi: Jo, ka qenë kur ka folur Xhuli, jo profesionistët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat