Santiana godet Albyn pasi e nominoi: Ti nuk je shembull për femrën shqiptare

Mediale Vip

Santiana godet Albyn pasi e nominoi: Ti nuk je shembull për femrën shqiptare

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 09:31
Alby dhe Santiana

Për herë të parë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, nominimet janë zhvilluar sy më sy.

Kësisoj, përpos, Ledit, Monikës dhe Linditës, të cilat shkuan automatikisht në nominim pasi që në televotimin e fundjavës rezultuan të ishin më pak të preferuarat e publikut – në nominim shkuan edhe katër konkurrentë, në mesin e të cilëve edhe Santiana.

Santi, e cila fillimisht u nominua nga Alby, e cila e akuzoi se shoqërohet me ata që ofendojnë gratë e që ndërkohë tenton t’i mbrojë ato, ia ktheu asaj kur i erdhi radha.

“E dyta është Alby se nuk është kurëfarë shembulli për femrën shqiptare”, tha Santiana pasi e nominoi Albyn dhe Blerandon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat