Don Xhoni i dërgon dron Albyt: Boki të do

Mediale Vip

Don Xhoni i dërgon dron Albyt: Boki të do

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 19:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Reperi i njohur, Don Xhoni i ka bërë një befasi njërës prej banoreve të Big Brother VIP Kosova.

Rap-arstisti nga Drenica ditën e sotme (e diel) i ka dërguar një dron Albyt.

“Vazhdo përpara Alby, Boki të do”, shkruhej në mesazhin e reperit për të.

Alby ndërkohë u lumturua nga ky veprim i reperit, e cila u shpreh: “Ja ha zemrën, të dua shumë”.

Kujtojmë që edhe më parë autori i “Ike” dhe Alby kishin treguar përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale se janë miq të mirë me njëri-tjetrin.

Ndryshe, kujtojmë që gjatë rrugëtimit të saj në BBVK, Alby ka treguar se është penduar për karrierën e saj si aktore e filmave për të rritur.

Alby e cila është nënë e një vajze ka thënë se tani planifikon që të fokusohet në punën si influencere dhe në një linjë veshjesh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat