Reagimi rrëqethës i Anna Likës pas humbjes së nënës: Dua të jetë një ëndërr e keqe

Mediale Vip

Reagimi rrëqethës i Anna Likës pas humbjes së nënës: Dua të jetë një ëndërr e keqe

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 21:33
Ilda Gjoni

Dita e sotme është një ditë zie në familjen Gjoni! Motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ka ndërruar jetë.

Ilda Gjoni, nëna e aktores Anna Lika ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Anna ka reaguar në rrjetet sociale për humbjen e madhe me një dedikim rrëqethës. Teksa ka publikuar një foto me familjen dhe të ëmën ajo shkruan: "Më këpute shpirtin moj mami! Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli jonë. "Ne" përgjithmonë!"

Ngushëllime familjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat