Diola Dosti thotë se do të hynte sërish në Big Brother: Ky format të mëson shumë

Mediale Vip

Diola Dosti thotë se do të hynte sërish në Big Brother: Ky format të mëson shumë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 00:04
Diola Dosti

Diola Dosti në vitin që lamë pas ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Ajo në një intervistë dhënë për Telegrafin ka folur për të rejat në jetë e karrierë si dhe për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 2.

E njëjta tha se nuk është penduar fare për hyrjen dhe se ky format televiziv të mëson shumë.

“Nuk jam penduar fare, përkundrazi nëse do të kisha mundësi dhe kohë do isha futur përsëri, do kisha përdorur këtë që kam përdorur gjithmonë vetveten. Ky format televiziv të mëson shumë gjëra, të mëson ndoshta në raport me njerëzit e tjerë, aktorët e tjerë, pjesëtarët e tjerë që ishin në formatin e Big Brother nuk kanë qenë vetvetja, kanë përdorur lojë, kanë përdorur strategji”, u shpreh ajo.

Nutricionistja shtoi: “Aty kuptova sa mirë është të jesh vetvetja, sepse kur je vetvetja afron gjithmonë njerëzit e duhur dhe kur nuk je vetvetja kur bën elemente që bën totalisht jashtë natyrës tënde për mua ajo nuk është sukses, është një flusk suksesi që pëlcet dhe bie pastaj. Duke qenë se unë e kam shtruar rrugën e suksesit për dhjetë vite me radhë dhe pjesëmarrja në Big Brother nuk ka qenë një fluskë, thjesht ishte një kërcim, një trampolinë që më ka shërbyer shumë. Pse duhet të pendohem, se kam qenë vetvetja, unë aty isha një qind për qind Diola dhe isha i vetmi person që kam shkuar pa asnjë lloj strategjie, pa asnjë lloj loje dhe që e kam shijuar dhe që ia kam përplasur njerëzve në fytyrë çdo gjë që kam menduar për ta. Çdo gjë që unë kam menduar se është bërë padrejtësi sepse njësoj do kisha vepruar edhe në jetën përjashta”.

Dosti mes tjerash theksoi: “Njerëzit që më njohin, e njohin Diolën se si është jashtë, e dinë shumë mire që ajo Diolë që ishte aty brenda, ishte pothuasje plotësisht vetvetja. Sigurisht që në momente të caktuara mund të kemi pasur edhe disa strategji të vogla nëpër lojëra sidomos por që në përgjithësi aty Diola ka qenë një qind për qind dhe shumë e lumtur që unë jam kjo që jam dhe që njerëzit që kanë marrë mesazhet e mia kanë qenë njerëzit që i kanë merituar për t’i marrë ato mesazhe”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat