Disa detaje për dhëmbët e pazakonta të Kanye West me vlerën 850.000 dollarë

Mediale Vip

Disa detaje për dhëmbët e pazakonta të Kanye West me vlerën 850.000 dollarë

Më: 20 janar 2024 Në ora: 21:26
Kanye West

Mes lajmeve se Kanye West ka vendosur proteza të përhershme prej titani në gojë, një burim i afërt me reperin thotë për Page Six se ai ka qenë jashtëzakonisht i "çuditshëm" me dhëmbët e tij prej kohësh.

Burimi thotë se ylli i famshëm në përgjithësi ka dhjetra dentistë në rotacionin e tij në çdo moment të caktuar dhe ka instaluar, bërë dhe hequr shumë, shumë proteza gjatë viteve.

Një tjetër i brendshëm spekuloi se obsesioni i tij me dhëmbët mund të ketë filluar pas aksidentit  të famshëm me makinë në vitin 2002, i cili i la nofullën e thyer.

Image
Kanye West

Implantet me vlerë 850.000 dollarë - të njohura si "protezë fikse" - janë një lloj "stomatologjie eksperimentale" që është projektuar tërësisht nga reperi.

Burimi shpjegoi se West punoi së bashku me të vetëshpallurin "Babai i Stomatologjisë Diamanti", Dr. Thomas Connelly, për të "prodhuar" dhe "përshtatur" protezat, të cilat përfshinin gjithashtu materiale paladium dhe platin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat