“Shkoj nëse më paguajnë 10 mijë euro puntatën”, Albërija flet për “BBV”

Mediale Vip

“Shkoj nëse më paguajnë 10 mijë euro puntatën”, Albërija flet për “BBV”

Më: 23 janar 2024 Në ora: 06:54
Albërije Hadërgjonaj.

Mbrëmjen e sotme në Live-n e Olti Currit është bërë pjesë edhe këngëtarja Albërije Hadërgjonaj.

Ata kanë folur rreth “BBV” dhe Albërija ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga ata për tu bërë pjesë, por nuk ka pranuar.

“Më kanë kërkuar, por nuk mund të shkoj kur nuk më jep më shumë se ç’mund të bëj vetë”– ka thënë Albërija duke treguar se do e provonte nëse do i ofronin para.

Ata kanë folur edhe për Arbanën, pasi Albërija e pëlqen shumë atë, por ishte kurioze edhe për Ledionin sepse dikur e ka pëlqyer shumë.

Olti e pyet Albërijen nëse e shikon Arbanën si prezantuese të “BBVK”, Albërija ka thënë se do dilte shumë mirë.

Albërija gjithashtu ka shprehur që do merrte pjesë në “BBV” me një kusht të vetëm: "Nëse më paguajnë 10 mijë euro puntatën e pranoj”, ka thënë Albërija, ku Olti ka përllogaritur rreth 80 mijë euro në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat