Roza Lati rrëfen për herë të parë historinë e dhimbshme: Motra ime ka ndërruar jetë, ishte…

Mediale Vip

Roza Lati rrëfen për herë të parë historinë e dhimbshme: Motra ime ka ndërruar jetë, ishte…

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 12:39
Roza Lati

Pas spektaklit të djeshëm të BBV3, Gazi ka lexuar dorën e Rozës dhe i ka bërë disa parashikime.

Por mesa duket, një parashikim që bëri, e ka gjetur. Ai i thotë se “ka qenë edhe një fëmijë tjetër, por e ka pasur jetën e shkurtër”.

Kjo gjë e ka bërë më pas Rozën të shprehet dhe të rrëfejë një histori që nuk e ka treguar kurrë më parë për publikun. Ajo tregon se nëna e saj Rita Lati ka lindur një vajzë para se të linde ajo dhe ka vdekur 40-ditëshe, nga temperatura e lartë.

 “Motra ime ka ndërruar jetë 40 ditëshe, para se të lindja unë. Tila Lati, po të jetonte ajo unë nuk do jetoja. Ajo ka ndërruar jetë 40 ditëshe bebe. Traumat e mamit”, tha Roza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat