Pas ofendimeve në TikTok, Santiana ka përgjigjje për Edona James

Mediale Vip

Pas ofendimeve në TikTok, Santiana ka përgjigjje për Edona James

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 21:05
Santiana

Santiana Maloku, njëri ndër emrat më të komentuar të edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, shpalosi shumë të pa thëna gjatë intervistës së saj të fundit.

Banorja tjetër që bëri bujë ishte Edona James, e cila pas përfundimit të spektaklit gjatë një live-i në TikTok, ajo tregoi që nuk flet më me Santianës, duke e quajtuar të pafytyrë.

Gjatë intervistës së saj për “Artistët Shqiptarë”, bukuroshja nga Gjakova i jep përgjigjje Edonës pas ofendimeve që ai i kishte bërë.

Santiana pyetet nëse e di për ofendimet që ia ka bërë Edona në TikTok, dhe se çfarë ka ndodhur.

Ndërsa ajo përgjigjet: “Me të tregu drejt, nuk e di as unë, nuk kam pasë kontakt me të. Mua më pëlqen kur më përmendet emri, reklamë të keqe nuk ka kështu që le të vazhdojnë të flasin për mua.”

Unë nuk flas për askënd, sepse nuk më intereson të flas, gjithçka që ka ndodhë, mbetet aty brenda.

Santiana më tutje shprehet se eksperienca ka mbaruar dhe nuk do të flasë për askënd keq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat