“Dashuria është një gjë e bukur”, fejohet kryeministri australian

Mediale Vip

“Dashuria është një gjë e bukur”, fejohet kryeministri australian

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 08:37
Foto nga takimi

Kryeministri australian Anthony Albanese ka njoftuar për fejesën me partneren e tij prej katër vitesh, Jodie Haydon.

Ai i propozoi asaj në Lodge – rezidenca zyrtare e kryeministrit në Canberra – në ditën e Shën Valentinit, me një unazë që ai e kishte projektuar posaçërisht.

Albanese, 60 vjeç dhe Haydon, 45 vjeç, u takuan në një darkë biznesi në Melburn në vitin 2020.

Ai është lideri i parë australian që u fejua ndërsa ishte në detyrë.

Albanese e ndau lajmin në rrjetet sociale me një selfie, me mbishkrimin: “Ajo tha po”.

“Ne jemi të emocionuar për të ndarë këtë lajm dhe mezi presim të kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë së bashku. Jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin,” thanë dyshja më vonë në një deklaratë të përbashkët.

Kolegët nga i gjithë parlamenti, lideri i Zelandës së Re Christopher Luxon dhe kuzhinierja televizive Nigella Laëson janë mes atyre që kanë uruar çiftin, raporton BBC.

“Dashuria është një gjë e bukur. Jam shumë e lumtur për ju të dy!” shkruan Ministrja e Jashtme Penny Ëong.

Albanese ka një djalë, 23-vjeçarin Nathan Albanese, me ish-zëvendëskryeministren e Uellsit të Ri Jugor Carmel Tebbutt, nga e cila u nda në vitin 2019 pas 19 vitesh martesë.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste ka detajuar më parë se si ai dhe zonja Haydon – e cila ka punuar në industrinë e shërbimeve financiare – u takuan dhe u lidhën një vit më vonë, për një dashuri të përbashkët për ekipin e tyre të Ligës Kombëtare të Rugbit.

Ai po fliste në një ceremoni në vitin 2020 kur pyeti audiencën nëse kishte tifozë të South Sydney Rabbitohs në dhomë, për të cilën zonja Haydon bërtiti: “Up the Rabbitohs”.

Dyshja mbajtën një profil të ulët në ditët e para të marrëdhënies së tyre, përpara se zonja Haydon t’i bashkohej z.Albanese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat