Elhaida Dani publikon këngën e re “Zemrës”

Mediale Vip

Elhaida Dani publikon këngën e re “Zemrës”

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 20:22
Elhaida Dani

Elhaida Dani ka prezantuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.

Artistja e njohur shqiptare ka sjell këngën e re “Zemrës”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Ajo vjen me një interpretim të mahnitshëm dhe me një klip të veçantë të realizuar në natyrë.

Teksti dhe melodia u realizua nga Muma me muzikë të këtij të fundit në bashkëpunim me Sardi Mnerin.

Miksimi dhe masterizimi në ndërkohë u bë nga Erjon Zaloshnja (The Super Studios).

Videoja iu besua Smartmotion dhe tanimë ndodhet e plotë në platformën YouTube.

Siç shquhet për vokalin, ajo edhe në këtë këngë i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat