Sara e akuzoi për tradhti, Endriku sqaron si ka qenë situata: Kanë kaluar 10 vite dhe…

Mediale Vip

Sara e akuzoi për tradhti, Endriku sqaron si ka qenë situata: Kanë kaluar 10 vite dhe…

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:53
Sara e akuzoi për tradhti, Endriku sqaron si ka qenë situata: Kanë kaluar 10 vite dhe…

Endrik Beba i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, është pyetur edhe për deklaratën e Sarës, ku i ka treguar disa banorëve të BBV se ata janë ndarë për shkak të tradhtisë nga ana e këngëtarit.

Endriku shprehet se kanë kaluar 10 vite nga ndarja e tyre dhe mund të harrohet se si ka ndodhur e vërteta dhe sipas tij, ai mban mend gjëra të tjera, ndërsa Sara gjëra të tjera.

Arjol Muça: Sara i ka treguar banorëve se ti e ke tradhtuar, ka qenë faji yt si tradhtar që e ka prishur lidhjen.

Endrik Beba: E vërteta është që nga një ndarje gjithmonë dikush del i lënduar. Unë mbaj mend të tjera gjëra dhe ajo të tjera gjëra dhe besoj që diçka që është mbyllur para 10 vitesh, ndonjëherë dhe harrohet se si ka ndodhur e vërteta. Unë shpjegimin tim ia kam dhënë asaj dhe ajo e ka kuptuar, ka qenë momenti tek filxhanët dhe jam e sigurt që e ka kuptuar vetëm ajo dhe kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat