Zendaya jep një donacion masiv prej 100 mijë dollarë për teatrin “Shakespeare” në Kaliforni

Mediale Vip

Zendaya jep një donacion masiv prej 100 mijë dollarë për teatrin “Shakespeare” në Kaliforni

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 00:10
Zendaya

Zendaya dha një donacion prej 100 mijë dollarësh për teatrin “Shakespeare” të Kalifornisë që ndodhet në qytetin e Oakland, ku ajo filloi karrierën e saj të aktrimit.

Aktorja e “Euphoria” dha kontributin bujar për kompaninë teatrore duke u partnerizuar me Rrjetin e Donatorëve të Grave (WDN).

Në një deklaratë që u publikua në faqen zyrtare të teatrit, u zbulua se ajo i dhuroi fondet për “North Star Fund”, i cili shkon drejt shfaqjeve të ardhshme, si dhe përmirësime të tjera, shkruan DailyMail.

Ne i jemi thellësisht mirënjohës Zendayas dhe WDN-së për partneritetin e tyre dhe grantin e tyre bujar prej 100 mijë dollarësh për North Star Fund”, tha Clive Worsley, drejtori ekzekutiv i teatrit, i njohur gjithashtu si Cal Shakes.

“Kjo dhuratë ndihmon që Cal Shakes të vazhdojë të fortë ndërsa përgatitemi për sezonin tonë të 50-vjetorit” – përfundoi ai.

Presidentja dhe CEO e Rrjetit të Donatorëve të Grave, Leena Barakat, u shpreh gjithashtu: “Jemi shumë të kënaqur që jemi në gjendje të ofrojmë këtë grant të përgjithshëm mbështetjeje në partneritet me Zendaya.”

Shpresojmë që financimi ynë të mbështesë punën tuaj dhe të ndihmojë më tej vizionin tuaj strategjik, kudo që fondet janë më të nevojshme.”

Në vitin 2014, Zendaya tha për “Rolling Out”, teksa reflektoi për zbulimin e parë të pasionit të saj për teatrin dhe aktrimin.

“Mamaja ime punonte në teatrin “Shakespeare” të Kalifornisë kur unë isha shumë e re”, shpjegoi Zendaya për median në atë kohë.

“Unë jam rritur rreth teatrit. Unë isha ajo 8-vjeçarja e çuditshme që ishte e dashuruar me Shekspirin dhe doja të ulesha dhe të shikoja provat për orë të tëra.” – tha më tutje ylli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat