Kate Middleton bën daljen e parë publike pas operacionit

Mediale Vip

Kate Middleton bën daljen e parë publike pas operacionit

Më: 5 mars 2024 Në ora: 15:53
Kate Middleton

Ndërsa spekulimet dhe teoritë e konspiracionit rreth gjendjes shëndetësore të Kate Middleton vazhdojnë të jenë të shumta, Princesha e Uellsit është shfaqur në daljen e saj të parë publike që nga operimi.

Kate është zhdukur prej dy muajsh. Hera e fundit që ajo u fotografua ishte në ditën e Krishtlindjeve në shërbim në Sandringham me burrin dhe fëmijët e saj.

Kohët e fundit ka pasur shumë spekulime dhe teori për atë që po ndodh realisht me Princeshën e Uellsit, ndërsa, Pallati Kensington doli me një deklaratë të shpejtë për të siguruar dhe përsëritur se Kate Middleton është mirë dhe shërimi i saj po vazhdon.

Image
Kate Middleton

Në mediat ndërkombëtare është publikuar një foto, në të cilën Kate shfaqet në makinë, drejtuar nga nëna e saj. Kjo është dalja e saj e parë publike që nga operacioni më 16 janar dhe fotoja e saj e parë në më shumë se dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat