Aktorja e njohur habit me deklaratën e pazakontë: Nuk kam para as të paguaj qiranë

Mediale Vip

Aktorja e njohur habit me deklaratën e pazakontë: Nuk kam para as të paguaj qiranë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 11:08
Leslie Bennett dhe Zendaya

Ylli i “Euphoria” ka mbetur pa para dhe këtë gjë e ka bërë të ditur gjatë një shfaqjeje komedie, këtë javë.

Aktorja 44-vjeçare, e cila luan rolin e nënës së Zendaya, Leslie Bennett në serialin e famshëm, ka thënë së gjërat kanë shkuar aq keq sa ajo nuk ka qenë në gjendje të paguajë qiranë e saj.

Në një “stand up” komedi të fundit në Los Angeles, të postuar nga 'TMZ", King ndau shqetësimet e saj.

“Njerëzit shprehen se duan sezonin e tretë dhe unë them me vete se po, kam nevojë për sezonin e tretë“, ka thënë aktorja para se të fliste për situatën e saj financiare.

“Nuk kam paguar qiranë për gjashtë muaj!”

Më pas ajo vijoi duke thënë se “Zendaya është në Javën e Modës në Paris dhe unë i them hajde në shtëpi, kam nevoj për ty, mami ka nevojë për ty“, ka thënë ajo me shaka, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Nika më pas shtoi: “Ju qeshni por unë e kam seriozisht. Nuk kam marrë asnjë projekt që nga seriali Euphoria. Kjo është çmenduri. Mendova se karriera ime do të shkëlqente pas këtij filmi, mendova se isha mirë”.

Sezonii tretë i Euphoria ka nisur rregjistrimet por ato nuk ka qenë konsistente për shkak të karrierës mjaft të ngarkuar të aktorëve të tjerë në film si Zendaya, Sydney Sweety, Jacob Elordi dhe Colman Domingo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat