Kush është gruaja që mendohet se William ka tradhtuar Kate Middleton?

Mediale Vip

Kush është gruaja që mendohet se William ka tradhtuar Kate Middleton?

Më: 15 mars 2024 Në ora: 00:38
William dhe Kate Middleto

Ndoshta keni parë nëpër rrjetet sociale një teori se princi William ka një lidhje paralele me Rose Hanbury, një mikeshë e pallatit mbretëror.

Në prill të vitit 2019 qarkulluan zërat se William dhe Rose kishin krijuar një lidhje sekrete dhe asokohe, edhe Kate, publikisht, dukej e largët nga bashkëshorti i saj.

Rishtazi, “zhdukja” e Kate është lidhur pikërisht me këtë “lidhje” dhe thashethemi është rikthyer në vëmendje.

Rose u shfaq në kurorëzimin e mbretit Charles dhe edhe pse ka pasur miqësi me Kate, ato as nuk folën bashkë.

Pallati mbretëror kurrë nuk i adresoi pretendimet dhe shkrimtari mbretëror, Omid Scobie, e ka përmendur shkarazi në librin e tij “Endgame: Inside the Royal Family and the Monarchy's Fight for Survival”, por tha për ET se nuk u besonte këtyre thashethemeve.

“Pallati mbretëror kurrë nuk foli për këtë, ndaj me shumë mundësi, thashethemi do vazhdojë të qarkullojë”, shkroi Omid.

Emri i Rose ka nisur sërish të jetë prezent, sidomos pas monologut të Stephen Colbert në “The Late Show”, ku ai u shpreh:

“Ndërkohë që po flisnim për këtë dje, mbretëria po përballet me zhdukjen e Kate Middleton. Tani interneti po e lidh zhdukjen e saj me tradhtinë që mund të ketë bërë burri i saj dhe mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar”, tha Colbert, duke shtuar: “Mendojmë se të gjithë e dimë se kush është kjo grua: Rose Hanbury. Ka pasur thashetheme se ata janë të lidhur që prej vitit 2019. Sipas mediave, Kate është përballur me William për këtë çështje dhe ai thjesht ka qeshur dhe ka thënë që asgjë s’është e vërtetë. “Haha” është gjithnjë një përgjigje e mirë kur gruaja të akuzon për tradhti”, tha Colbert.

Më pas, Colbert tregoi se Rose është martuar me një prej miqve të ngushtë të William, David Rocksavage, por kush është Rose Hanbury, gruaja që ka ngritur kaq shumë thashetheme?

Rose është 39 vjeç dhe ka qenë modele. Emri i saj i plotë është Sarah Rose Cholmondeley dhe ka tre fëmijë me bashkëshortin, David. Alexander Hugh George, Lord Olivier Timothy dhe Iris Marina Aline.

Rose ka punuar më parë pranë Michael Andreë Gove, anëtar i parlamentit dhe tanimë Sekretari i Shtetit për Komunikimin. Sipas The Indipendent, Rose menaxhon pronat e të shoqit. Çifti u takua në vitin 2003 në Itali dhe u fejuan 6 vite më vonë. Më pas, në vitin 2009, ata kurorëzuan dashurinë në një dasmë private.

Rose ka një lidhje të gjatë me mbretërinë dhe thuhet se gjyshja e saj, Lady Elizabeth Lambart, ka qenë një prej shoqërueset e mbretëreshës Elizabeth, kur ajo u martua me princin Philip në vitin 1947.

Sa i përket tradhtisë së supozuar, nuk ka mjaftueshëm prova, veç thashetheme, por dukshëm, interneti nuk e ka në plan të ndalet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat