Përballje e ashpër mes Julit dhe Romeos, djemtë i ulërasin njëri-tjetrit në fytyrë

Mediale Vip

Përballje e ashpër mes Julit dhe Romeos, djemtë i ulërasin njëri-tjetrit në fytyrë

Më: 18 mars 2024 Në ora: 19:34
Juli dhe Romeo

Julian Deda dhe Romeo Veshaj kanë pasur një përplasje të ashpër ditën e sotme (e hënë) në Big Brother VIP Albania 3.

Kjo nisi pas një ‘zarfi të kuq’ që u fut në shtëpi për shkak të shpërdorimit të ushqimeve nga sponsorët e po ashtu edhe pasi moderatorit iu thye një vezë nga Ledjona Xheladinaj.

Situata e shkaktuar në shtëpi bëri që të revoltohen të dy konkurrentët, teksa kaluan në ofendime e u afruan tejet shumë me njëri-tjetrin.

“Pa karakter, i paburrë, i pafytyrë”, iu drejtua Juli, Romeos.

“Për çka vjen”, tha ai më tej.

Derisa prezantuesi i “Më lër të flas” ia ktheu: “Çfarë po bën, po e bën gangon këtu?”.

Ata janë dy nga rivalët më të mëdhenj në edicionin e tretë të Big Brother.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat