“Standardet e Vëllait të Madh”, Balina komenton situatën Ledjona-Romeo

Mediale Vip

“Standardet e Vëllait të Madh”, Balina komenton situatën Ledjona-Romeo

Më: 19 mars 2024 Në ora: 10:16
Balina

Ish-opinionistja e BBV1, Balina Bodinaku ka komentuar situatën e djeshme me Ledjonën dhe Romeon.

Në debat e sipër Ledjona i ka thyer një vezë në kokë Romeos, por ky i fundit ka reaguar me shumë qetësi. Ajo e ka krahasuar situatën në fjalë si të ngjashme me të Eglës dhe Rikes.

Balina thotë se produksioni nuk u tregua i drejtë me vendimin e tij për situatën e djeshme duke përdorur dy standarde për situata të ngjashme.

Në Instastory ajo shkruan:

"Edhe një gjë tjetër nuk kuptova: Ledionës dje nuk i erdhi Zarf, sepse Romeo nuk reagoi si Egla ndaj Rikes? Pra, si i bie? Ledionën e shpëtoi Romeo nga një penalizim, ose nominim i mundshëm? Po standardet e njëjta të gjykimit të Vëllait të Madh?"

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat