Reagon Vesa për lidhjen e Heidit me Romeon: Heidi është karrieriste!

Mediale Vip

Reagon Vesa për lidhjen e Heidit me Romeon: Heidi është karrieriste!

Më: 24 mars 2024 Në ora: 15:05
Vesa Smolica.

E ftuar ditën e sotme në ‘Fan Club’ ishte e eliminuara e mbrëmbjes së djeshme, Vesa Smolica.

Ajo ka deklaruar se lidhjen e Heidit me Romeon nuk e sheh si të vërtetë dhe se Heidi ka vendosur karrierën përpara ndjenjave të saj.

Ajo e ka quajtur Heidin ‘karrieriste’, dhe Ronaldo Sharka e ka pyetur nëse dhe Vesa është njëjtë si Heidi dhe ish-banorja është shprehur se ‘Po’.

Vesa: Janë disa tipa që ndahen, ata që ndjekin karrierën dhe ata që ndjekin ndjenjat. Ajo është më shumë karrieriste. Kështu që në këtë rast ajo ka vendosur karrierën përpara ndjenjave.

Ronaldo: A je karrieriste ti?

Vesa: Jam përderisa nuk kam krijuar lidhje brenda shtëpisë, duket që jam karrieriste. Nëse s’do isha do ishte kuptuar që unë kisha krijuar ndonjë romancë dhe kisha lënduar, kisha bërë të njëjtën lojë si Heidi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat