Megi Pojanin e heqin nga puna?! Moderatorja e revoltuar: Kur Ledion Liço...

Mediale Vip

Megi Pojanin e heqin nga puna?! Moderatorja e revoltuar: Kur Ledion Liço...

Më: 29 mars 2024 Në ora: 13:14
Megi Pojani

Prezantuesi i Big Brother Vip, Ledion Liço, në prime e të martës, është shprehur me nota humori se sezonin e ardhshëm do të jetë ai që do të prezantojë programin e dashurisë “Për’puthen”, teksa në studio po diskutohej marrëdhënia e Heidit dhe Romeos.

“Unë vitin që vjen do prezantoj emisonin “Për’puthen”, ju e dini besoj”, është shprehur Ledioni në videon që është bërë virale në rrjetet sociale.

Pas kësaj moderatorja e "Për'puthen", Megi Pojani ka publikuar një prej memeve që qarkullon në rrjet, duke shkruar se Ledioni është shumë elegant edhe kur të heq nga puna.

"Elegant si gjithnjë Ledion Lico edhe në pushimet nga puna“, ka shkruar Megi në Instastory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat