Fifi prezanton veturën luksoze të tipit Porsche Cayenne Coupe

Mediale Vip

Fifi prezanton veturën luksoze të tipit Porsche Cayenne Coupe

Më: 3 prill 2024 Në ora: 16:26
Fifi

Filloreta Raçi – Fifi ka njoftuar fansat së fundmi se ka blerë një makinë të re.

Bëhet fjalë për një veturë luksoze të tipit, ‘Porsche Cayenne Coupe’ viti 2024, që kap vlerën e mijëra eurove.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të publikuar në Instagram, ku shfaqet në një nga auto-sallonet në Prishtinë.

Image
Fifi

“Tani jam një nënë me Porsche”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Kjo duket të jetë meritë e punës dhe angazhimit që bën tash e shumë vite.

Artistja nga Ferizaj është shumë moti pjesë e estradës dhe natyrisht se gëzon të ardhura të mira.

Këngëtarja shquhet për një sërë hitesh që ka realizuar dhe po vazhdon akoma të jetë shumë e kërkuar në treg.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat