“Egla këta i trajton si fëmijë”/ Shoqëria me Romeon dhe konflikti me Julin, si iu përgjigj Egla pyetjes ‘pikante’ nga studio?

Mediale Vip

“Egla këta i trajton si fëmijë”/ Shoqëria me Romeon dhe konflikti me Julin, si iu përgjigj Egla pyetjes ‘pikante’ nga studio?

Më: 9 prill 2024 Në ora: 22:40
Egla

Romeo, Egla dhe Juli, a është ky trekëndëshi që po krijohet brenda shtëpisë së Big Brother VIP 3 në një marrëdhënie dashuri- urrejtje?

Pas ri hyrjes së Eglës në shtëpi, duket se raporti i saj është përmirësuar ndjeshëm me Romeon, ndërkohë që me Julin ka patur debate të ashpra.

Pjesë nga debati:

Egla: Para se të skulifikohesha i thash Julit që unë nuk marr komanda nga studio, ai filloi që atë mbrëmje të më thoshte se unë isha ‘new Ledjona’. Afrimi im me Julin nuk ishte fake.  Nga dera e izolimit kam dëgjuar një sherr që ka bërë Juli dhe Romeon. Nga izolimi unë kuptova që Julit nuk i bëhej vonë fare dhe ishte i lumtur që unë kisha dalë jashtë, ndërkohë që dëgjova një Romeo i cili me emotivitetin e tij më ka mbrojtur. Unë nuk ndihem borxhlie ndaj Romeos. Me Julin sot kemi bërë një debat zotërinjsh, dhe shpresoj ta kemi dhe në vijim.

Ledion Liço: A shikon një alenacë të fshehur mes rreshtave me Heidin, Romeon dhe Eglën?

Juli: S’ka nevojë të lexosh fare mes rreshtave, aleanca është e dukshme. Nuk e di nëse është kundër meje por që ka aleancë kjo është e dukshme. Me kthimin e Eglës kemi një rikonfigurim të kësaj. Egla ka një tendencë që të jetë autoritare në këtë marrëdhënie. Egla ka një tendencë për t’i ulur njerëzit me të cilët ajo rri, duke ndërhyrë në çdo debat që ata kanë. Duke parë këto lëvizje, unë mendoj se Egla i trajton si kalamaj këta.

Ledion Liço: Nëse Julin e konsideron kundërshtar, çfarë e konsideron Romeon?

Egla: Kundërshtar gjithashtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat