“Nuk e meritoja të dilja”/ Pas eleminimit, Rike Roçi reagon për herë të parë! Modelja zbulon fituesin e “Big Brother VIP3”

Mediale Vip

“Nuk e meritoja të dilja”/ Pas eleminimit, Rike Roçi reagon për herë të parë! Modelja zbulon fituesin e “Big Brother VIP3”

Më: 14 prill 2024 Në ora: 23:49
Rike Roçi

Rike Roçi mbrëmjen e djeshme u eleminua nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, pasi u shpall më pak e votuara nga publiku.

Pas daljes nga shtëpia modelja ka mbërritur në studio, ku është vënë përballë disa pyetjeve nga ana e moderatorit Ledion Liço dhe opinionistët e spektaklit, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

“Kush mendon se e fitn ‘BBV’”? e pyeti opinionisti, ndërsa Rike tregoi se dëshiron që këtë sezon “BBVIP” ta fitojë mikja e saj Roza Lati.

“Fitoftë më i miri, por unë shpresoj që e fiton Roza Lati sepse e kam shoqe”- tha Rike.

Ditën e sotme modelja ka ndarë më ndjekësit e saj në Instagram një video, duke treguar se nuk e ka merituar të dalë nga shtëpia e “BBVIP”, ndonëse e kishte si ndjesi sepse me 12 prill para 10 vitesh ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother”.

“Hey nuk e meritoja të dilja por gjithsesi e kisha atë ndjesinë sepse me 13 prill, para 10 viteve jam futur në Bigun e  parë dhe me 13 prill dola nga ky Big. Gjithsesi jam shumë e lumtur, pres që të më ndodhin gjëra të bukura, të takoj njerëzit e mi të dashur dhe të marrë lajme të mira sepse më kanë munguar në shtëpinë e ‘Big Brother’”– u shpreh Rike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat