Mihrije Braha tregon publikisht: Arrita ta “tradhtoj” një herë Naimin

Mediale Vip

Mihrije Braha tregon publikisht: Arrita ta “tradhtoj” një herë Naimin

Më: 18 prill 2024 Në ora: 20:51
Mihrije Braha, Naim Abazi

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it. Dashuria e tyre, që zgjat prej më shumë se 30-vjetësh, duket gjithnjë e freskët dhe të dy janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Në lojën e pyetjeve për çiftet, të organizuar në “Rudina” në Tv Klan, ata treguan edhe se kush është më i aftë me surprizat. ‘Pikën’ e fitoi Mihrija, e cila ka arritur madje edhe të organizojë një festë surprizë për Naimin, pa i lënë atij të kuptojë asgjë.

Naim Abazi: Unë, pikë së pari, nuk jam shumë i kujdesshëm me dhuratat. Ndonjëherë bëj një dhuratë të madhe dhe të befasishme, me zhurmë madje.

Mihrije Braha: Surprizat i bëj unë…

Naim Abazi: Kurse Mihrija, po, gjithmonë bën dhurata dhe gjithmonë bën surpriza.

Mihrije Braha: Për ditëlindjen e Naimit, ia organizova një festë në një lokal në Prishtinë, me nja 100 mysafirë, më duket 120 nëse nuk gaboj. E kam pasur shumë të vështirë t’ia mbledh krejt shokët, doktorët, profesorët, rrethin e ngushtë dhe imagjinojeni, Naimi nuk e ka kuptuar derisa u fut brenda në restorant. U ndjeva shumë mirë që arrita njëherë në jetën time të tradhtoj Naimin.

Rudina Magjistari: Që mos ta kuptonte fare se çfarë ishe duke bërë.

Naim Abazi: Edhe unë u befasova shumë sepse unë e kam shqisën e gjashtë. U befasova se ato dy javë si duket nuk ka funksionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat