Çka ndodhi?! Pink padit në Gjykatë Pharrell Williams

Mediale Vip

Çka ndodhi?! Pink padit në Gjykatë Pharrell Williams

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:57
Pink dhe Pharrell Williams

Pink ka ngritur padi ligjore kundër Pharrell Williams për përpjekjet e tij për të markuar termin ‘P.Ink’. Ekipi ligjor i këngëtares ngriti padinë në gjykatën federale, duke pretenduar se marka tregtare Pharrell Williams që po përpiqet të regjistrojë është, në fakt, emri i artistes, shkruan Protothema.gr.

Kjo, pra, “ka gjasa të shkaktojë konfuzion, gabim apo edhe mashtrim të konsumatorëve”, siç thuhet në dokumentet ligjore. 

“Marku P.INC është i ngjashëm me Markat PINK në pamje, tingull, kuptim dhe përshtypje tregtare. Mallrat dhe shërbimet e Williams dhe Pink janë identike dhe/ose të lidhura ngushtë. Williams ka të ngjarë të tregtojë dhe promovojë produktet e saj përmes të njëjtave kanale tregtare dhe te të njëjtët konsumatorë si Pink”, thuhet në dosje.

Avokatët e tij thonë se ai synon të përdorë markën për një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë shërbimet e promovimit të marketingut muzikor.

Çështja u ngrit nga kompania e Pink, Lefty Paw Print, e cila mban disa regjistrime të markave tregtare në emrin e saj. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment nga Pharrell Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat