Genc Prelvukaj reagon ashpër pas grusht shtetit në Turqi

Mediale Vip

Genc Prelvukaj reagon ashpër pas grusht shtetit në Turqi

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 22:31
Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj ka reaguar ashpër në lidhje me grusht shtetin në Turqi.

Mediat kanë raportuar se së paku tre ushtarak të lartë në shtetin turk që organizuan puçin kanë prejardhje shqiptare.

Por, këngëtari ka thënë se ne nuk duhet të fyejmë shqiptarët që janë në shërbim të popujve të tjerë.

Ja postimi i plotë i Gencit

Me 1913, pak kohë pas themelimit të shtetit Shqiptar, u ngrit një lëvizje radikale shqiptare proturke ne krye me Haxhi Qamilin dhe indirekt Esat Pashe Toptanin. Filluan kryengritjen, shpallen të mbaruar frymen patriotike te Ismail Qemalit, sulmuan Prnce Wied-in, shpartalluan forcen e mbledhur nga Isa Boletini dhe patriote tjere dhe me pas hyne në Durres dhe djegën flamurin Shqiptar. Pushtuan Vlorën, Elbasanin, Tiranen, Fierin dhe tentuan marrëvëshje të dëmshme me Malin e Zi dhe Greqine per tokat e banuara me shqiptarë të krishtere. Bënë thirrje për kthimin e Shqiperisë nën Perandorinë Osmane dhe kërkuan për guvernator Burhamedin-in djalin e sulltanit të fundit. Sipas autoreve te kohes ata nuk e donin dhe as pajtoheshin per asnje cast me ekzistencen e shtetit shqiptare edhe pse vete ishin nga etnia te tille, pra vete ishin shqiptare.
Shqiperia i vuajti shume gjate pasojat e kesaj levizjeje ne aspektin politik edhe pse lideret e rrebelimit u vrane, u mbuluan me turp dhe u harruan me kohe.
Keshtu qe kujdes. Shembuj te tille sna duhen kurre me. Te rrespektojme miq e aleate, figura te huaja politike e fetare, te rrespektojme popuj tjere qe jane per tu rrespektuar, por interesat tona kombetare ti veme para cdo lloj interesi tjeter. Mos ta fyejme e pshtyjme shqiptarin tjeter per shkak te politikes, interesave, dhe figurave politike te popujve tjere. Se ne fund te fundit, ne cdo lloj krize ne do te kemi vecse njeri tjetrin per tu mbeshtetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat