Viola e lanson albumin “Pikë në zemër” (Foto)

Mediale Vip

Viola e lanson albumin “Pikë në zemër” (Foto)

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 12:31
Viola

Viola ka karrierë të gjatë në muzikë dhe përherë ecë me hapa të sigurt e të suksesshëm. Jo më kot është ndër këngëtaret me agjendën më të ngjeshur.

Viola sapo ka prezantuar albumin e saj muzikor, që siç thotë është optimiste se do të mirëpritet e pëlqehet nga publiku. Albumi mbanë titullin "Pikë në zemër" dhe sjellë një koktej këngësh të bukura, interpretuar me mjeshtri nga këngëtarja.

Albumi ka ardhur si shenjë respekti për të gjithë ata që e duan dhe e dëgjojnë dhe I japin mbështetje prej kaq vitesh. “Pikë në zemër", është edituar nga produksioni "EuroLindi” dhe lista e bashkëpunëtorëve përbëhet nga emra si Bini, Kujtim Shala, Burim Krasniqi dhe Rrahman Kryeziu.

Këngëtarja e njohur premton se së shpejti do ta sjellë edhe një këngë me videoklip. Kjo është Viola, që nuk ndalet asnjëherë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat