Dështon koncerti i Bushidos në Prishtinë, u prish gjeneratori (Foto)

Mediale Vip

Dështon koncerti i Bushidos në Prishtinë, u prish gjeneratori (Foto)

Nga: Gresa Bajraktari Më: 22 korrik 2016 Në ora: 11:05

Duket e pabesueshme, por Bushido nuk ka mundur të performojë në Prishtinë për shkak të prishjes së gjeneratorit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti zhgënjimin me anë të një postimi në Facebook, i cili megjithatë Bushido i ka quajtur qytetarët e Kosoës njerëz mjaft mikpritës, transmeton Bota Sot.

"Të dashur miq, mbrëmë na thanë se gjeneratori është prishur dhe ata u munduan për dy orë që ta rregullojnë dhe të fillojë koncerti. Ne qëndruam një orë në prapaskenë në errësirë sepse shpresuam se rryma do të rregullohej. Fatkeqësisht nuk u rregullua dhe u desh të rikthehemi në hotel. E kuptojmë zhgënjimin e juaj, gjithashtu edhe ne jemi të shkatërruar, do të ishte një festë e jashtëzakonshme. Shpresojmë ta mbajmë herën tjetër, por ajo që e pamë gjatë vizitës tonë në Kosovë është se rrallë shohim aq njerëz miqësor që na mirëpresin me duar hapur. Respekt për këtë dhe ne e rezervojmë këtë ditë, edhe pa energji, si kujtim i mirë”, ka shkruar Bushido.

Për këtë edhe organizatorët e festivalit kanë dhënë arsyet.

"Organizatorët e festivalit P+Festival i cili filloi dje me 21 korrik në Parkun e Gërmisë, u kërkon djesë të gjithë atyre që dje ishin në festival për të parë përformancën e Bushidos, mirëpo për shkak të problemeve teknike (prishjes se gjeneratorit) artisti i njohur Bushido nuk pati mundësi të përformoj.
Kontraktori i gjeneratorit nuk e ka kryer punën me përgjegjësi dhe në mënyrë adekuate.
Festivali do të vazhdoj ashtu siç është planifikuar edhe për dy ditë të tjera (22, 23 korrik) dhe informojmë se biletat e ditës se djeshme për ata që posedojnë biletat ose shiritin e dorës mund të vijn te dera e hyrjës dhe t’i marrin biletat për dy ditët e ardhshme gratis si kompenzim i biletave të ditës së parë.
Me keqardhje të thellë u kërkojmë falje për dështimin e përformances nga Bushido, mirëpo Bushidon do ta sjellim përseri në vitin 2017 ku ardhja e tij në Kosovë do të konfirmohet me video nga vetë ai dhe çmimi i biletave do të jetë simbolikë.
Dështimet ndodhin por ne iu lusim që mos ta humbni besimin tonë, këto dy ditë tjera të festivalit do të përgatiten më më shumë kujdesë, andaj i’u ftojmë që të merrni pjesë dhe së bashku të kënaqem me artistet tjerë të cilët do të përformojnë në P+Festival", thuhet në komunikatën për media të P+Festival./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat