Për herë të parë, e dashura e reperit të njohur shfaqet përkrah vjehrrës

Mediale Vip

Për herë të parë, e dashura e reperit të njohur shfaqet përkrah vjehrrës

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 14:23
Seven Saraqi, Lorena Haliti

Reperi Seven Saraqi tash e një kohë ka konsoliduar lidhje me bukuroshen shqiptare që jeton në Amerikë, Lorena Halitin.

Duke mos dashur të ekspozoj shumë nga kjo pjesë, Seveni është treguar i luhatshëm shpesh duke postuar foto me bukuroshen e pastaj duke i fshirë por më nuk ka dilema.

Me sezonin e verës dhe dasmat familjare, Lorena ka ardhur në Mitrovicë për të mos munguar në ahengjet familjare.

Në disa prej tyre, pjesëmarrja me vjehrrën ka qenë e pashmangshme teksa Miss Idaho Teen USa ka postuar edhe imazhe me të, transmeton Prive.

Në një prej fotove, Lorena shihet me këngëtaren Vera Oruqi teksa reja me vjehrrën shkëlqejnë përkrah njëra-tjetrës. I pafshim kështu gjithmonë! 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat