Dafina Zeqiri pëlqen këngën e Elvana Gjatës, ja si e këndon

Mediale Vip

Dafina Zeqiri pëlqen këngën e Elvana Gjatës, ja si e këndon

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 13:39
Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata

Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata padyshim që janë dy emrat më të mëdhenjë të muzikës shqiptare.
Dy këngëtaret e njohura kanë arritur gjithmonë të jenë ndër artistet më të kërkuara dhe pëlqyera nga publiku.

Dafina dhe Elvana quditërisht nuk janë parë asnjëherë së bashku qoftë në koncerte apo edhe në një fotografi të përbashkët edhepse të dyja janë pjesë e skenës muzikore prej më shumë se 10 vitesh.

Madje edhe nëpër festivale dhe evente muzikore ato nuk kanë qenë të pranishme as edhe një herë të dyja, gjithmonë ka munguar njëra, pa ndonjë arsye apo qëllim të veçantë.

Por mes tyre asnjëherë nuk ka pasur probleme apo “inate” siç ndodh me këngëtaret tjera të estradës, të paktën jo publikisht, përveç një rasti i cili ishte rastësi në vitin 2014 kur ishte trendi i gërshetave, ku edhe Elvana edhe Dafina kishin bërë gërsheta në të njejtën kohë.

Duke qenë se ato nuk e kanë as “follow” njëra-tjetrën në Instagram, gjithmonë ka pasur dyshime për një raport jo të mirë mes këngëtareve në fjalë.

Por këto dyshime bien poshtë nga Dafina Zeqiri e cila në Snapchat ka publikuar një video tek këndon këngën e re të Elvanës “Njësoj”.

Këngëtarja ka treguar edhe njëherë se nuk ka xhelozi apo inate me artistet tjera të mëdha, një gjest ky për tu vlerësuar nga Dafina Zeqiri.

Edhe Elvana padyshim që do të ndihet e vlerësuar kur ta shoh videon e këngëtares kosovare.

Shpresojmë që në të ardhmen Dafinën dhe Elvanën ti shohim bashkë, e pse jo edhe një bashkëpunim mes dy këngëtareve më të pëlqyera shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat