Ora me çmim marramendës që ia kanë vjedhur Getoar Selimit

Mediale Vip

Ora me çmim marramendës që ia kanë vjedhur Getoar Selimit

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 10:36
Getoar Selimi

17-vjeçarja me inicialet D.K e cila u arrestua pasi i vodhi orën 35-mijë euroshe reperit të njohur Getoar Selimi në shtëpinë e tij, mësohet se është vajza e pastrueses që këngëtari kishte punësuar për t’u kujdesur për shtëpinë.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur në momentin kur Getoari dhe Marina Vjollca nuk ndodheshin në shtëpi.

Duke përfituar nga ky moment 17-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij së bashku me nënën dhe fshehurazi saj ka marrë orën “Hublot” që kushtonte 35 mijë euro.

Më pas mësohet se vajza me banim në Kamëz ia ka dhënë orën të dashurit të saj Mërgim Lala për ta fshehur në banesën e tij. Tashmë 17-vjeçarja dhe i dashuri 20 vjeç janë arrestuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat