Ronaldo flirton me Kim Kardashian

Mediale Vip

Ronaldo flirton me Kim Kardashian

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 14:49
Kim Kardashian, Cristiano Ronaldo

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 47-të në Las Vegas mes miqsh, njëri më i famshëm se tjetri.

Këngëtarja kishte ftuar një listë të gjatë, mes të cilëve ishte edhe Cristiano Ronaldo, por edhe Kim Kardashian.

Portugezi u filmua me një pije në dorë pranë showgirl-it amerikan dhe në disa raste u përpoq të flirtojë me të.

Ndërkohë, ditëlindjen e 47-të të JLo u kujdes ta urojë përmes rrjeteve sociale edhe i dashuri i këngëtares, Casper Smart. 

“Gëzuar ditëlindjen drita e jetës time. Partnerja ime në krim dhe dashuri. Arushja më e bukur në botë! Të dua dhe të uroj ditëlindjen!“, shkruan ai në një postim të shoqëruar me një foto të çiftit të përqafuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat