Hamilton dhe Nicole ishin në lidhje për tetë vite, ndërsa tani mësohet edhe arsyeja e ndarjes

Mediale Vip

Hamilton dhe Nicole ishin në lidhje për tetë vite, ndërsa tani mësohet edhe arsyeja e ndarjes

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 12:19
Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger

Për tetë Hamilton vite me radhë, Lewis Hamilton ishte në një dilemë të madhe mes dashurisë për makinat dhe asaj për Nicole Scherzinger, deri në momentin kur fitoi e para.

Kur çifti u nda askush nuk e mësoi të vërtetën e kësaj ndarjeje dhe ai që e jep arsyen është vetë piloti i Formula 1 në një intervistë për Top Gear Magazine.

“Makinat janë të dashurat e mia. Kur isha në një lidhje, gjithmonë i thoja partneres që po nxjerr njërën prej të dashurave në shëtitje dhe po të donte mund të vinte, por ta dinte që vinte gjithmonë e dyta, pas dashurisë së parë; makinës”, deklaroi Hamilton.

Lidhja mes Lewis dhe Nicole zgjati plot tetë vite gjatë të cilave çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat