Zbulohet i dashuri i ri i Tunës, pa shikoni pak kush është…?!

Mediale Vip

Zbulohet i dashuri i ri i Tunës, pa shikoni pak kush është…?!

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 00:36
Patris Berisha dhe Robert Berisha

Këngëtarja shkupjane Tuna, pak kohë më parë ka përfunduar lidhjen e shumë përfolur me Cozman.

Kohët e fundit ajo është parë shumë në shoqëri të Yll Limanit, kështu disa media duke spekuluar se mes tyre ka diçka, por Ylli e ka mohuar një gjë të tillë.

Burime të afërta me çiftin për Lajmin thonë që artistja seksi është në lidhje me vëllanë e Robert Berishës, Patrisin, gjë që nënkupton “kunatë” me Nora Istrefin.

Patrisi dhe Tuna janë parë bashkë në disa vende, fotografi këto që vetë këngëtarja i ka publikuar në Snapchat.

Vetë Patris Berisha tha, se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Madje, kur u pyet nëse janë në lidhje, sikur edhe u nervozua. Ai tha, që kurrë më mos të pyetet për këtë çështje.

“Jo nuk është aspak e vërtetë, nuk dua të flas për këtë çështje. Edhe kurrë më mos më kontaktoni për këtë punë”, tha ai.

Edhe Tuna u kontaktua përmes mesazheve, ndërsa këngëtarja nuk ka kthyer përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat