Postimi i çuditshëm i Elvanës

Mediale Vip

Postimi i çuditshëm i Elvanës

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 14:45
Elvana Gjata

Këngëtarja e suksesshme Elvana Gjata, këtë verë ka zgjedhur të pushojë duke anuluar të gjitha koncertet.

Madje, Elvana është shumë pak aktive edhe në rrjetet sociale.

Në Instagram muajt e fundit ajo ka publikuar vetëm këngët e reja të Florit e Besës dhe disa fotografi profesionale nga pushimet.

 

A photo posted by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Sot ajo ka publikuar një fotografi shumë të çuditshme në llogarinë e saj në Instagram. Bëhet fjalë për një fotografi me ngjyrën lejla, ku nuk shkruhet asgjë, e as në përshkrim nuk ka sqaruar kuptimin e saj.

Fansat janë bërë kurioz për këtë postim të Elvanës, duke komentuar mbi të. Se çfarë po zihet, mbetet të shihet, pasi këngëtarja e famshme shpesh di të surprizojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat