Flet tifozja seksi: Ja çka më propozuan në Shqipëri

Mediale Vip

Flet tifozja seksi: Ja çka më propozuan në Shqipëri

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 11:51
Rike Roci

Rike Roçi, vajza e konsideruar si banorja më seksi në shtëpinë e “Big Brother Albania” ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Thumb” në “Top Channel”.


Në një intervistë me moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, Rike Roçi ka deklaruar se ndonëse ka pasur oferta për t’u bërë pjesë e industrisë televizive në Shqipëri, i ka refuzuar ato për shkak të ofertave të pahijshme.

“Oferta ka pasur por nuk jam e interesuar sepse nuk më pëlqejnë prapaskenat e televizioneve shqiptare. Shmica e vajzave këtu kanë propozime që disa i pëlqejnë dhe disa jo. Në Shqipëri bëjnë propozime që mua nuk më pëlqejnë.”- është shprehur ajo.

Në intervistë 27-vjeçarja gjithashtu ka rrëfyer se është në një lidhje por ndryshe nga ç’është thënë së fundmi, partneri i saj nuk është futbollist. E nxitur nga moderatoret që të zbulojë identitetin e tij, ajo ka thënë se ai është person shumë i rezervuar dhe nuk dëshiron aspak që t bëhet publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat