Kush është mashkulli simpatik që shoqëron Ilda Bejlerin në Dhërmi?

Mediale Vip

Kush është mashkulli simpatik që shoqëron Ilda Bejlerin në Dhërmi?

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 13:16
Ilda Bejleri

Plazhet e Dhërmiut dhe Jalës në Jug të vendit janë ndër më të preferuarit e Ilda Bejlerit, gazetares sportive të “Supersport”. Nga fotot që poston shpesh në rrjetet sociale, duket se ajo e kalon gjithë verën në Jug, bashkë me miqtë e saj më të ngushtë.

Nuk kanë munguar provokimet që ajo vetë u ka bërë fansave me foto me bikini, herë shtrirë në shezlong e herë duke u lyer me krem mbrojtës kundër diellit, duke marrë shumë komente e komplimente në rrjetet sociale nga ndjekësit. Por kësaj here gazetarja është fotografuar nga paparaci në shoqërinë e një djali shumë simpatik nga Durrësi.

Nuk dihet çfarë e lidh me Ildën djalin në fjalë, pasi ai nuk është pjesë e televizionit dhe as showbizz­it. Ata janë fotografuar duke biseduar e duke kaluar momente të mira poshtë çadrës.

Pak ditë më parë, Ilda Bejleri u përfol në rrjetet sociale për makinën luksoze që bleu, e cila kushton shumë shtrenjtë në treg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat