Paloma Faith është shtatzënë

Mediale Vip

Paloma Faith është shtatzënë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 13:41
Paloma Faith

Paloma Faith ka zbuluar se ajo është në pritje të një fëmije më të dashurin e saj Leyman Lahcine.

Këngëtarja 35 vjeçare ditë më parë zbuloi përmes webfaqes së saj se ajo është në përgatitje të albumit të saj të katërt, por tani është shkëputur pak nga puna për shkak të fëmijës që pritet të vije në jetë.

“Jam e lumtur të ju them se po shkëputem pak për shkak të fëmijës tim. Unë kam kaluar gjithë jetën time duke dëshiruar të bëhem nënë, dhe tani ka ardhur koha të bëhem kështu që po ndihem shumë me fat”, ka thënë Paloma.

“Kjo do të thotë që këtë vit nuk do të jem në “The Voice” dhe as nuk do ta publikoj albumin”.

“Kështu që, derisa ju të jeni duke pritur me padurim, unë do të doja që ju të pranoni që unë jam mirënjohëse për mbështetjen e juaj të vazhdueshme dhe durimin. Shpresoj shumë se ju do ta respektoni familjen time të re me privatësinë tonë në një kohë që duhet të jetë e qetë dhe pa ankth”, ka shtuar ajo.

“Unë me të vërtetë nuk e dua këtë fëmijë në sy të publikut, dhe shpresoj që gjithkush mund ta kuptoj këtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat