Talentja e muzikës Linda Morina, kohë më parë u pa në një vizitë në kliniken e mjekut Ismet Hebibi, më pas filluan zërat se mes tyre ka diçka.
Zërat se mes Lindës dhe Ismetit mund të ketë diçkla u shtuan pasi ata u panë bashkë në disa emisione televizive.
Por si duket gjithçka ka qenë vetëm thashetheme, pasi të gjitha i ka mohuar vetë Ismet Hebibi.
I pytur nga Magazina.al, në lidhje me Lina Morinën, Ismeti ka thënë se për Lindën ka respekt si një femër.
“Jo, ato jane thashetheme- kam respekte per secilen femer-. edhe per Linden pasi ishin ne nje emision se bashku.Linda eshte kengetarja qe kendon kenge per mua si President ideal i Kosoves- dhe ka respektin tim si shoqe nese e permireson tekstin artistikisht dhe zerin ne menyre shkollare,” ka thënë Hebibi.
Ndryshe, Ismet Hebibi i cili u bë i njohur me kandidaturen e vetëshpallur për president, ditë më parë përmes rrjeteve sociale ka kërkuar nuse, ndërsa Linda Morina ka deklaruar disa herë se nuk është duke menduar për martesë.