Martohet ish-banori i Big Brother, kurorëzohet nga Erion Veliaj

Mediale Vip

Martohet ish-banori i Big Brother, kurorëzohet nga Erion Veliaj

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 16:18
Ermal Merdani dhe Anxhela

Ish banori i Big Brother dhe njëkohësisht ish Mister Albania, Ermal Merdani, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai, sëbashku me të dashurën e tij kanë preferuar një ceremoni të thjeshtë, e cila është bërë në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Ç’është më e veçanta, kurorëzimi i martesës së tyre është bërë nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Fotot e para janë publikuar fillimisht në faqen e Facebook të Olti Currit. Por më pas vetë Ermali ka publikuar një foto të veçantë në Instagram ku shihet ai sëbashku me të dashurën e tij të zemrës, Anxhelën, në ditën e tyre më të lumtur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat