Çiljeta flet për lidhjen e saj me portierin Alban Hoxha

Mediale Vip

Çiljeta flet për lidhjen e saj me portierin Alban Hoxha

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 12:05
Çiljeta Xhilaga

Portieri i ekipit të Partizanit Alban Hoxha dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga shpesh janë diskutuar në media për një lidhje të mundshme.

Tashmë të dy janë single por me nga një fëmijë, të dy djemë, gjë që i ka afruar akoma më shumë dyshen Alban – Çiljeta.

Në një intervistë të fundit të këngëtares në emisionin “Rudina” ajo pyetet për lidhjen që ka me Albanin, pasi asnjëherë skanë pranuar se kanë lidhje dashurie por vetëm shoqërore.

Çili kërkon nga prezantuesja që të mos kthejë përgjigje për këtë pjesë por si përfundim zbulon se ata janë miq të mirë dhe se futbollin e ndjek nga stadiumi për shkak të Albanit i cili kohë më parë i ka dhuruar këngëtares një fanelë me emrin e tij.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë të Çiljetës më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat