Flet kameramani që xhiroi dasmën: Ja e vërteta e “dasmës së 14 vjeçarit

Mediale Vip

Flet kameramani që xhiroi dasmën: Ja e vërteta e “dasmës së 14 vjeçarit

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 21:26
Fitimi dhe Zëlfija

Dasma që sot bëri bujë në mediat e vendit tonë, ishte ajo e Fitimit dhe Zëlfijës.

Fitimi 14 vjeçar nga Malisheva dhe Zelfija 13 vjeçare nga Suhareka, u tha se i kanë dhënë fund beqarisë së tyre, por e gjithë kjo ka një kuptim krejtësisht tjetër nga ajo se si u tha në mediat në vend. Kështu të paktën pretendon Rrezart Krasniqi nga Xat Productions.

Sipas tij, ajo video e cila ka qarrkulluar në internet ka zgjuar kurreshtjën se si dy fëmijë të martohen, ishte e publikuar me deshirën e Fitimit nga përsoni i cili ka xhiruar dasmën, Rrezart Krasniqi.

Krasniqi i është drejtuar Blic për të thënë fjalët e tij dhe për të thënë të vërtetën e kësaj dasme.

Ai thotë se kjo nuk ishte martesa e tyre. Çifti sipas tij, e ka organizuar këtë ceremoni paramartesore e që dasmën planifikojnë ta bëjnë vitin që vjen.

Krasniqi thotë se çifti nuk jetojnë bashkë, ata këtë e bënë thjeshtë për deshirën e familjarve por jo se tani i kanë dhënë fund beqarisë së tyre.

“Fitimi dhe Zelfija nuk janë martuar, ata kanë pasur vetëm një festë aty ku edhe kanë ndrruar unazat, sikur të ishte fejesë por tani nuk kanë filluar jetën së bashku, këtë e planifikojnë qe ta bëjnë në të ardhmen, pasi ata kanë zgjedhur të kenë dashuri dhe jëtën së bashku”, janë këto fjalët e Rrezart Krasniqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat